"Audiopërgjimi i 21 janarit", Meta: Shashkë ordinere për të shmangur vëmendjen nga skandali i incineratorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2023, 12:29
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim me gazetarët deklaroi se nxjerrja e audiopërgjimit të gardës më 21 janar është thjesht një shashkë për të shmangur vëmendjen nga skandalet dhe afera e incineratorëve.
"Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera e incineratorëve nga ky skandali që kanë patur informacion që do të dali edhe nga skandale të tjera.
Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Edi Ramës. Ato tregojnë vetëm në çafrë niveli është drejtësia që hap dhe mbyll çëhstjet me urdhër të Edi Ramës. Por aferat e Edi Ramës që i ka parë çdo shqiptar, mashtrimet e tij siç është edhe qajo për landfillin e Sharrës, nuk i shikon drejtësia e pararur," tha Meta.
