PD i hakërrehet Ministrisë së Financave: Ibrahimaj të vijë në Kuvend të flasë për arrestimin e Sekretarit të saj!
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, i kërkon sqarime ministres së Financave Delina Ibrahimaj, për rrugën e Arbrit dhe korporatën e investimeve. Gjatë diskutimit për ndryshimet në buxhetin 2022 në komisionin e Ekonomise, ajo tha se është i papranueshëm një tjetër akt normativ në pak kohë.
Mungesa e ministres së financave, Delina Ibrahimaj në Komisionin e Ekonomisë, ka shkaktuar debate në mes deputetëve socialist dhe demokratë. Deputetja Jorida Tabaku u shpreh se ministrja Ibrahimaj duhej të ishte prezente, pasi duhej të jepte një sqarim edhe për arrestimin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë.
Jorida Tabaku: “Është hera e parë që do dilte ministrja për arrestimin e zyrtarit, në postin më të lartë autorizues, në postin më të lartë autorizues në shtetin Shqiptar, sot është përpara drejtësisë dhe minimumi duhet të vinte ministrja këtu në daljen e saj publike në mbledhjen e saj ku kishte përfaqësues dhe të jepte një sqarim se çfarë ka ndodhur”
Tabaku gjithashtu tha se nuk ka marrë përgjigje nga Ministria, në lidhje me marzhin e fitimit të kompanive të karburanteve, për rrugën e Arbrit si dhe për koorporatën e investimeve.
Jorida Tabaku: “Kisha nevojë të merrja informacion për rrugën e Arbërit, sepse është një çëshjte, ku unë me zotin Braçe po na ndan kohët e fundit dhe unë nuk duroj dotë të kem mendime të ndryshme me zotin Braçe dhe korporata e investimeve. I kam kërkuar zyrtarisht ministres së Financave të na japi një informacion për punën e Koorporatës së Investimeve, ku kanë mar 20 miljon euro shtesë dhe minimumi duhet një përgjigje se si po shenzohen dhe çfarë po bën Koorporatae Investimeve me këto fonde”
Edhe deputeti demokrat, Bujar Leskaj u shpreh se aktet normative të qeverisë tregojnë papërgjegjshmërinë e qeverisë. Ndërsa shtoi se të ardhurat ishin jashtë parashikimit të qeverisë si pasojë e rritjes së çmimeve, i cili u pranua edhe nga përfaqësuesit e ministrisë.
Bujar Leskaj: “Ministrja duhet të vijë këtu të na shpjegoj, është paaftësi e ministres, është papërgjegjshmëri e qeverisë, është paaftësi e ministrave të tjerë apo institucioneve të tjera? Këto janë para që ju i keni përfituar, buxheti i shtetit, nga rritja e çmimeve dhe këto para duhet të venë tek qytetarët, duhet të shkonin më shpejt”
Nga Ministria e Financave ishte prezente zëvendës ministrja Adela Xhemali, e cila tha se ka pasur shumë akte normative për shkak të situatave të jashtëzakonshme që ka kaluar vendi.

