Përmbytjet në Shkodër, Meta: Menaxhim mafioz i sistemit energjetik, KESH dështoi qëllimisht

Kreu i Pl-së Ilir Meta në një deklaratë për shtyp tha se përmbytjet në Shkodër janë si rezultat i administrimit mafioz të sistemit energjetik në vend.

"Për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk i dëmshpërblen banorët për pronat, shtëpitë tokat që dëmtohen për faj të qeverisë.

Kjo gjendje ku mbi 1400 hektarë janë përmbytur është si rezultat i administrimit mafioz të sistemit energjetik në vendin tonë. KESH-i dështoi me qëllim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon ujërat dhe përmbyt tokat e shkodranëve.

KESH mund të dilte në shitje ditën e parë deri më datë 16 janar dhe kështu do të ishin evituar përmbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare. Fondet e dhëna nga qeveria për kullimin janë skandaloze e që nuk përballojnë dot situatat e tilla.

Problematika me të cilat po përballen qytetarët e Shkodrës është hapja e pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit  pasi sasia e lartë e ujit është e papërballueshe për sistemin e kanalizimit," tha Meta.