Topi: Për 32 vite e njëjta fytyrë, Sali Berisha, situata e vështirë kur rikthehet për logon e vulën
Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se për 32 vite është e njëjta fytyrë në politikë, duke iu referuar Sali Berishës.
Ai tha se nëse i parë i PD-së dhe që rikthehet për të marrë siglën dhe vulën, do të thotë se e gjithë historia ka mbetur te sigla dhe situata është shumë e vështirë.
Topi: Sillu nga sillu, ja në kry dhe lidhu. 32 vite e njëjta fytyrë. I kam konsumuar të gjitha betejat politike dhe e fundit që më vjen në fund është që të merrem me këtë personazh. Ky është fatkeqësi. Kjo krizë ka ardhur duke u rënduar dhe vetëm për hir të historikut të PD-së dhe kontributet të shumë njerëzve, kam thënë se jo domosdoshmërisht duhet të jetë e njëjta sigël dhe vulë.
Historia e PD-së nuk është një histori negative, por është e bukur sepse ndër vite çka pasur kontributorë dhe që i kanë dhënë jetë aktivitetit të asaj partie. Ai që ishte lideri i parë i PD-së dhe që rikthehet për të marrë siglën dhe vulën, do të thotë se e gjithë historia ka mbetur te sigla dhe situata është shumë e vështirë.
