Topi: Shkatërrimin e demokracisë e bënë Berisha dhe Rama në vitin 2008, republikë kryeministrore

Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se shkatërrimin e demokracisë e kanë bërë Berisha dhe Rama në vitin 2008.

Ai tha se ata e kanë kthyer Shqipërinë në një republikë kryeministrore kancelarie dhe se Rama po e perfeksionon këtë sistem.

Topi: Rama dhe Berisha kanë qenë të dy në 21 prill 2008. Baza e shkatërrimit të demokracisë është ajo që ka ndodhur në vitin 2008. Arkitektët janë dy. Ky vend është i destinuar që të rrijë nën vendimmarrjen e dy njerëzve që kanë shkatërruar demokracinë.

E kanë kthyer Shqipërinë në një republikë kryeministrore kancelarie. Fakti që kjo është ndërtuar në këtë mënyrë, po e realizon Rama, po fajin e ka ai tjetri, duke harruar se do të ndërroheshin portat. Rama sigurisht që e ka perfeksionuar këtë gjë.