Grushte e shkelma bashkëshortes shtatzënë 8 muajshe, 40-vjeçari: Është gruaja ime, e godas kur dua!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2023, 22:32
"Ajo është gruaja ime, e godas kur të dua, i bëj çfarë të dua".
Kështu u mbrojt një 40-vjeçar maroken me banim në Reggio Emilia para vjehrrës së tij, pasi kishte dhunuar gruan shtatzënë 8 muajshe.
A po lëvizin rrathët në këtë imazh?
23 Janar, 22:25
Burri e kishte rrahur gruan e tij 32-vjeçare duke e goditur me shkelma në bark dhe duke e goditur me shuplakë e grushte në fytyrë.
Por gruaja fatmirësisht mundi të lajmërojë të ëmën duke i dërguar një foto në WhatsApp me shenja të dukshme dhune në fytyrë.
40-vjeçari u arrestua me akuzën e keqtrajtimit në familje dhe plagëve të rënda.

