Zbulohen dhjetëra trupa pa kokë në një varr masiv 7000-vjeçar

Arkeologët kanë zbuluar një varr masiv 7000-vjeçar në Sllovaki që përmban 38 skelete, me të gjithë, përveç njërit të prerë kokat.

Mbetjet u gjetën në vendin Vrá ble-Vèlke Lehemby në Sllovaki, një nga vendbanimet më të mëdha të periudhës neolitike evropiane.

Studimet e hershme sugjerojnë se kokat u hoqën qëllimisht pas vdekjes, tha një autor i studimit për Insider. Vetëm një skelet që i përkiste një fëmije nën moshën 6 vjeç kishte kafkën e tij të paprekur.

Arkeologët tani po përpiqen të kuptojnë pse kokat u hoqën në mënyrë kaq metodike. A ishte kjo si një paralajmërim, një ritual funerali apo një mënyrë për të nderuar të vdekurit?

Këto trupa pa kokë e veçojnë veten nga varrosjet tradicionale në të njëjtin rajon, tha Katharina Fuchs, një antropologe në Universitetin e Kielit, Gjermani, e cila punoi në gërmim.