Arrestohet Andrea Bonafede, topografi që i dha borxh identitetin e tij kryemafiozit Matteo Messina Denaro
Andrea Bonafede, topografin i cili dyshohet se i ka dhënë borxh identitetin e tij bosit Matteo Messina Denaro, është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Pozicioni i tij gjate ketyre diteve u përkeqësua nga ora në orë dhe Andrea Bonafede, “i vërteti” kësaj here, bëri një sërë pranimesh teksa merrej në pyetje nga hetuesit që koordinuan kapjen e bossit të mafias, Matteo Messina Denaro, që ndodhi me 16 janar në Palermo.
Sipas mediave italiane, i vendosur në qoshe dhe me perspektivë për një dënim të rëndë, 59-vjeçari i cili po hetohet për lidhje mafioze, pranoi se e njihte bossin e mafias që kur ishin të rinj. Madje pranoi se shtëpinë e kishte blerë me paratë që i kishte dhënë Denaro, përveç dhënies së kartës së tij të identitetit për t’i lejuar të merrte një dokument të rremë dhe t’i jepte kartën e shëndetit të nevojshëm për terapitë dhe ekzaminimet mjekësore të cilave duhet t’i nënshtrohej kryemafiozi.
Bonafede bleu shtëpinë në Campobello di Mazara ku Messina Denaro kaloi periudhën e fundit të arratisjes, dhe i dha bankomatin që e lejonte të bënte disa pazare, dhe e detyroi të blinte makinën në të cilën udhëtonte.
Makina, e blerë personalisht nga kumbari një vit më parë në një përfaqësi të Palermos, u regjistrua zyrtarisht te nëna e Bonafedes. Dhe gjithashtu nëna e topografit, një 87-vjeçare me aftësi të kufizuara, i dha të regjistruar Fiat 500 në këmbim të blerjes së Giulietta-s.
Sipas hetuesve topografi Bonafede ishte një element mbështetës për të arratisurin Messina Denaros. “Ai dha një kontribut me rëndësi në dinamikën kriminale të klanit mafioz në provincën e Trapanit, duke lejuar kështu Messina Denaro-n, jo vetëm të ruajë fshehtësinë e tij, por mbi të gjitha, edhe nëpërmjet pranisë së tij në territor, të vazhdojë të ushtrojë rolin drejtues të organizatës mafioze”, shkruan gjyqtari hetues Alfredo Montalto në masën e sigurimit të urdhëruar.


