Burrë e grua ishin duke fjetur me një mangall të ndezur, vdesin në gjumë 2 emigrantët
Dy emigrantë të rinj vdiqën në një kasolle në të ashtuquajturën "geto" të Borgo Mezzanone (Foggia) të Italisë.
Të dy, një burrë dhe një grua, janë “dehur” në gjumë të dielën mbrëma nga tymrat e monoksidit të karbonit të prodhuara nga një mangall që përdoret për ngrohje dhe i vendosur pranë shtratit.
Dy persona të tjerë që flinin në të njëjtin ambient, fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë.
Viktimat janë të dy afrikanë dhe ende nuk janë identifikuar.
Alarmi u ngrit nga disa emigrantë të pranishëm në vendbanimin e madh ku mbi 1500 të huaj jetojnë, kryesisht të punësuar në punë në fshatin e zonës Foggia.
Kur personeli mjekësor dhe policor mbërriti në vendin e ngjarjes, ata mundën të konstatonin vetëm vdekjen e dy emigrantëve.
Hetimet i janë besuar policisë. Zjarrfikësit mbërritën gjithashtu në Borgo Mezzanone dhe bënë të gjithë zonën të sigurt.

