Mish hallall për të gjithë fëmijët e mensave pa miratim, shpërthen debati në Itali

Mishi hallall i servirur në mensat e shkollave për të gjithë fëmijët: ky është rasti që shpërtheu në Lodi, në Lombardinë e poshtme, që ka ngjallur polemika dhe debate prej ditësh, deri në Romë.

Zëvendëspresidenti i Senatit Gian Marco Centinaio (Lega), në fakt është interesuar për këtë çështje duke bërë të ditur se do të paraqesë një pyetje parlamentare për të hedhur dritë mbi rastin

Dhjetorin e kaluar ky lloj i veçantë mishi i therur sipas diktateve islame u prezantua për fëmijët myslimanë, por u shtri shpejt për të gjithë, pa u informuar familjet.

Raportime të shumta kanë mbërritur nga institucionet e shkollave fillore dhe të mesme, por këshilli bashkiak ende nuk ka dhënë përgjigje konkrete. Kështu çështja do të përfundojë në Montecitorio.

Çështja u ngrit nga këshilltaret e qytetit Eleonora Ferri (drejtuese e Lidhjes) dhe Giusy Molinari (ish-këshilltar arsimor tani në opozitë), të cilët raportuan se konsumimi i ushqimit hallall, i kërkuar nga myslimanët, shtrihej tek të gjithë studentët.

"Kjo më duket shumë serioze - shpjegon Giusy Molinari - sepse liria e zgjedhjes u hiqet familjeve, të cilat ndoshta për arsye etike mund të mos pajtohen me atë lloj therjeje. Shumë serioze sepse nuk u është dhënë asnjë komunikim familjeve. Pres të di dhe të kuptoj arsyet e kësaj zgjedhjeje”.

“Partia Demokratike, pa pyetur prindërit, ka vendosur që të gjithë nxënësve të shkollës t’u japë mish me metodën e therjes hallall. Tashmë është italiani ai që duhet të përshtatet me zakonet dhe besimet e të huajve. Kështu ka vendosur administrata, në një heshtje shurdhuese që zgjat prej gati një muaji" – shton Eleonora Ferri.

Prandaj, për opozitën duhen përgjigje konkrete për një vendim që diskriminon italianët dhe të gjitha minoritetet që në të kaluarën kishin marrë të njëjtën kërkesa.

Ndërsa Laura Tagliaferri, nënkryetare e komunës së Lodit, shpjegon: "Nëse furnizuesi e ka mishin të gjithë të therur kështu, nuk është vendimi ynë. Ne kishim kërkuar që të fusim mish hallall për muslimanët pa kosto shtesë. Ligji dhe çfarë duhet bërë në ferma, nuk ka të bëjë me aspektet që duhet të ndjekim ne, por jemi të hapur për dialog”.