VIDEO/ Barazim që nuk i vlen askujt, ndalen Liverpool dhe Chelsea
Spektakël, shumë raste, lojtarë të klasit botëror që shpërdorojnë por të tjerë që mbrojnë kështjellat e tyre. Liverpool-Chelsea regjistroi gjithçka përveç golave në “Anfield Road” ku Klopp dhe Tuchel bënë "vetëvrasje" me këtë rezultat që nuk i ndihmon aspak të rikuperojnë pozicione Champions-i.
Ndeshje me shumë fytyra, e dominuar shpesh herë nga Chelsea por shumë agresive edhe nga Liverpool që në pjesën e dytë rrezikoi shumë edhe për shkak të hyrjes në fushë të Mudryk, i blerë nga Chelsea getëm pak ditë më parë për rreth 100 milionë euro.
Klas i pastër nga ukrainasi ndërsa Ziyech e Havertz nuk arritën të konkretizonin. Në krahun tjetër, Gakpo duket ende nën ritëm ashtu si Nunez që grumbulloi vetëm 45 minuta. Pas kërij barazimi të dyja ekipet numërojnë nga 29 pikë, 9 larg zonës Champions.
