Shokuese/ 15 pikë dënim për Juventusin nga Gjykata Federale e Apelit
Juventusi ka marrë një dënim të rëndë për çështjen e plusvalencave dhe fshehjen e detyrimeve të paguara në forma të dyshimta.
Gjykata Federale e Apelit e ka dënuar skuadrën e Allëgrit me heqjen e 15 pikëve nga sezoni aktual në Serie A. Në këtë mënyrë, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit për ta çuar përpara çështjen e fshehjes së shumave të caktuara për të evituar thyerjen e rregullores së bilanceve.
Situata duket e rëndë për klubin torinez që dyshohet se ka paguar Cristiano Ronaldon me 20 milionë euro të padeklaruara askund, ndërsa ka manipuluar disa operacione merkatoje në hyrje dhe në dalje. Prokurori kërkoi vetëm 9 pikë dënim por gjykata dha 15 dhe ky është një rast i rrallë në jurisprudencën e vensit fqinjë.
Në vendimet e marra nga gjykata, ish-drejtori sportiv, Fabio Paratici përjashtohet për 30 muaj, presidenti Agnelli 2 vjet, ndërsa ish zëvendësi i tij Pavel Nedved me 8 muaj pezullim nga çdo aktivitet zyrtar i ferederatës.
Klubet e tjera, Sampdoria, Empoli, Genoa, Parma, Pisa, Pescara, Pro Vercelli dhe Novara u liruan nga të gjitha akuzat. Aktualisht Juventusi mban vendin e tretë me 37 pikë por dënimi e zbret në kuotën 22, shumë larg zonës europiane.
Shkalla tjetër e drejtësisë është Kolegji i Garancisë në Komitetin Olimpik Italian ku sipas të gjitha gjasave Juventusi do të apelojë brenda 10 ditëve të ardhshme.
