Akuzohet për vrasjen e Dejvi Kasmit, SPAK kërkon burg përjetë për Aurel Hoxhallarin, ja akuzat

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin kapital për Aurel Hoxhallarin, i cili dyshohet si porositës i vrasjes së Devi Kasmit në janar të vitit 2018. Përveç akuzës së vrasjes, SPAK ka gjetur prova edhe për përfshirjen e tij edhe në trafikun e drogës. Ky aktivitet mendohet se ka qenë shkak i atentatit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Aurel Hoxhallarin për akuzën e vrasjes së Devi Kasmit si dhe implikimin në trafik droge.

Prokuroria e Posaçme e akuzon të pandehurin edhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Kultivimi i narkotikëve “Grupi i strukturuar kriminal”.

Në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit gjykata ka mbyllur në burg përjetë edhe ish-policin grek Efthimios Efthimiu, i cili besohet se ka pasur rolin e ekzekutorit.

Togat e zeza të Apelit të GJKKO-së dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.

Sipas SPAK, dyshohet se Hoxhallari ka pasur rolin e porositësit për kryerjen e atentatit.

Vrasja e Devi Kasmit ndodhi në 29 janar të 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Krimi dyshohet se ka lidhje me prishjen e pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Hoxhallari është arrestuar edhe më 10 janar të vitit 2015 i dyshuar si porositës për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, por më 1 shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda e la ata të lirë për mungesë provash.

Në vitin 2020 Hoxhallari u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, ku policia i dërgoi formularin për justifikimin e pasurive.