Për disa orë në det të hapur, ankorohet në portin e Vlorës trageti nga Brindisi
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 19 Janar 2023, 18:03
Ankorohet trageti i linjës Vlorë-Brindisi në portin e Vlorës.
Trageti ka mbërritur rreth orës 11:00 në Vlorë por nuk ka mundur të ankorohej për shkak të motit të keq duke qëndruar në radë.
Rreth orës 15:40 minuta trageti është ankoruar duke zbarkuar edhe pasagjerët që udhetonin nga Italia drejt Vlorës.
64 pasagjerë dhe 20 automjete kanë zbarkuar në port.
Janë imbarkuar rreth orës 23:00 në Brindisi ndërsa janë nisur në mëngjes teksa kanë mbërritur në orën 11:00 dhe deri në orën 15:40 minuta kanë qëndruar në det të hapur.
