Fluks pacientësh në urgjencën e QSUT, qytetarët: Po shkojmë në privat
Urgjenca e QSUT në Tiranë nuk po përballon dot fluksin e pacientëve, duke u dhënë shërbim në korridor. Nga një vëzhgim i bërë këtë të enjte rezultoi se për disa minuta pacientë të moshuar morën ndihmën e parë në ambiente të papërshtatshme. Në këto kushte qytetarët shprehen se detyrohen të zgjedhin spitalin privat.
Në urgjencën e QSUT, pacientët marrin shërbim në korridor.
Mungesa e kapaciteteve detyron mjekët të japin ndihmën e parë në ambiente të papërshtatshme.
Disa edhe në karrige.
Temperaturat e ulëta e vështirësojnë edhe më shumë situatën.
Pritja në radhë bënë që qytetarët të shohin si zgjidhje vetëm spitalet private.
"Kam gjithë ditën që pres, mezi mbarova punë. Kam pesë muaj që jam operuar dhe nuk kam zgjidh akoma. Ca thonë në shtet, ca në privat."
Në disa shërbime në QSUT, pritja në radhë është shqetësimi kryesor i qytetarëve.
Si te Pediatria, te qendra e konsultave apo edhe në urgjenca të tjera pritja duket se po kthehet në normallitet dhe institucionet nuk po japin zgjidhje.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
