"Pioner i akreditimit të institucioneve shëndetësore", Manastirliu zbulon bisedën e fundit me mjekun Isuf Kalo
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet për ndarjenn nga jeta të prof. Isuf Kalos.
Ajo ka ndarë edhe bisedën e fundit me të teksa vlerëson kontributin e paçmuar të tij në mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.
Manastirliu: Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij. Por kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të profesorit. U prehsh në paqe prof. Kalo.
