Prefektja Angoni për përmbytjet: Nuk kemi situatë të vështirë në Shkodër, është krejt e menaxhueshme

Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni thotë se situata në Shkodër si pasojë e motit të keq është nën kontroll.

Për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj ajo tha se nuk mund të flasim për një situatë të vështirë.

Angoni: Situata është në menaxhim të plotë. Jam te ura e Bardhajve ku kemi pasur sinjalizime që gjatë natës së mbrëmshme kemi pasur rrëshqitje të dheut në rrugën që lidhet me urën. Kemi hedhur një sasi gurësh dhe inertesh për ta forcuar urën. Situata është e normalizuar, trafiku është normalizuar.

Situata me kritike mbetet në Obot.

Angoni: Edhe në Obot situata është jo krejt normale por kemi vënë nën dispozicion një makinë të tonazhit të lartë me forcat ushtarake për të bërë të mundur qarkullimin normal të pupullsisë së asaj zone. Sa herë ka reshje të dendura dy zona janë të rrezikuara Oboti dhe Shirqi.

Problematike është fryrja dhe rritja e kuotave të lumit të Bunës dhe liqenit.

Sipas saj ato kanë dhënë ndikimin e tyre dhe te zonat e përmbytura në pjesën e Anës së Malitn por rithekson se situata është krejt nën kontroll.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.