Vërshimet e përroit dëmtojnë urën në Lezhë, pritet të ndërtohet nga ushtria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2023, 17:52
Prurjet e shumta dhe të rrëmbyeshme të përroit të Manatisë në Lezhë kanë dëmtuar urën që lidh banorët e lagjes “Kodra e Mullirit” me rrugën nacionale.
Si pasojë është dëmtuar edhe tubacioni i ujësjellësit.
Në zonë janë prezente forcat e ushtrisë që kanë ardhur në ndihmë dhe po shikojnë mundësinë e ndërtimi të shpejtë të urës që lidh 600 banorët me aksin nacional.
