Mjekët ende pa marrë rrogat e dhjetorit, shoqata e infermierëve: Likuidimi nis më 20 janar
Është data 19 janar. Punonjësit e Qendrës Universitare "Nënë Tereza", ende nuk e kan marë pagën e dhjetorit. Pavarësishtë kësaj situate ata thonë se kanë frik të flasin, pasi mund tu rrezikohet vendi i punës.
Ky problem është konfirmuar nga disa sektorë të tjerë të shëndetësisë, si materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet, por edhe nga spitalet rajonale.
E kontaktuar Ora News, Shoqata e infermierëve e cila po ashtu nuk ka pranuar kamerat, sqaron se u është premtuar likuidimi në datën 20 janar.
Pas publikimit të problemit në medie, reagoi drejtoria e QSUNT e cila sqaron se prej administratës janë kryer të gjitha procedurat.
“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, informon mediet e interesuara për pagat e personelit shëndetësor dhe atij mbështetës: Janë kryer proçedurat standarde të pagave. Ato kanë kaluar në Thesar dhe janë duke u transferuar në llogaritë bankare personale, të personelit.”
Vonesa nuk ka patur vetëm në shëndetësi por edhe ne arsim. Mesuesit u likuiduan rreth një javë më parë, ndërsa pedagogët e mjeksisë kanë marrë vetëm pagën nga universitetet por jo nga spitalet.

