Incineratorët, Lefter Koka kërkon në GJKKO bashkimin e dosjes së Elbasanit me atë të Fierit. Seanca shtyhet më 1 shkurt

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca paraprake per inceneratorin e Elbasanit.

Gjatë seancës paraprake, nëpërmjet mbrojtjes ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kërkuar bashkim të çështjeve.

Kërkesa është bërë pasi ish-ministri është marrë i pandehur edhe për inceneratorin Fierit. Ndërkaq trupa gjykuese vendosi shtyrjen e seancës, e cila do të mbahet me 1 shkurt

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit.

Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët.