Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë, Xhaçka: Ngushëllime për popullin e qeverinë ukrainase për viktimat e ministrin
Ministrja e Punëve të Jahstme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për vdekjej e ministrit të punëve të brendhsme të Ukrainës dhe dy zyrtyarëve të tjerë pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzuar sot.
"Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev.
Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës," shkroi ministrja.
We offer our heartfelt condolences to the government & people of ???????? following the tragic loss of lives of the Minister Monastyrsky and other officials and civilians, including children in a helicopter crash near #Kyiv.
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) January 18, 2023
Our hearts & our prayers go to the people of #Ukraine. ????????????????