Putin kritikon rritjen e dërgesave perëndimore të armëve në Ukrainë

Presidenti Vladimir Putin kritikoi të hënën politikat "shkatërruese" të Kievit dhe furnizimet në rritje të armëve perëndimore në Ukrainë në një telefonatë me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, tha Kremlini.

Putin tha se Kievi po ndiqte “një linjë shkatërruese” dhe se kishte “bast për intensifikimin e armiqësive me mbështetjen e sponsorëve perëndimorë, të cilët po rrisin furnizimet me armë dhe pajisje ushtarake”, tha Kremlini.

Ai gjithashtu akuzoi Kievin për refuzimin e ofertës së tij për të ndalur luftimet në ditën e Krishtlindjes, e cila shënohet më 7 janar në Rusi dhe Ukrainë. Ukraina në atë kohë e hodhi poshtë ndalimin si një dredhi ruse për të fituar kohë për të rigrupuar forcat.

Britania premtoi këtë fundjavë 14 tanke Challenger 2 në Ukrainë, të cilat do ta bëjnë atë vendin e parë perëndimor që furnizon tanke të rënda pas lutjeve nga Kievi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndërkohë tha këtë fundjavë se Ukraina mund të presë më shumë armë të rënda pas kërkesave të Kievit.

Presidenca turke nga ana e saj tha se "Presidenti Erdogan përsëriti se Turqia është e gatshme të lehtësojë dhe ndërmjetësojë vendosjen e një paqeje të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës".

Kremlini tha gjithashtu se Putin dhe Erdogan diskutuan një shkëmbim të robërve të luftës rusë dhe ukrainas, duke përfshirë ushtarë të plagosur.