Sunak kërkon të shtypë protestat, amendament për të zgjeruar përkufizimin ligjor të protestave

Duke i dhënë më shumë kompetenca policisë së shtetit përmes një projektligji për rendin publik kryeministri britanik kërkon të parandalojë protestat. Një vendim të tillë Sunak e ka justifikuar duke thënë se kërkon të mbrojë qetësinë publike të shumicës përballë zhurmës së pakicës.
Sunak kërkon të shtypë protestat, amendament për të

Kryeministri britanik Rishi Sunak synon të mbajë nën kontroll protestat. Downing Street njoftoi të hënën e nismën e re ligjore që i jep më shumë kompetenca policisë për të ndërhyrë.

Sunak e mbrojti amendamentin duke pretenduar se e drejta për të protestuar nuk është absolute edhe pse pranon se behet fjale per një parim themelor te demokracisë.

"Ne nuk mund të lejojmë protesta të kryera nga një pakicë e vogël njerëzish që kërkon të prishë qetësinë publike, kjo nuk është e pranueshme," tha ai.

Një vendim të tillë kryeministri Sunka e ka marë pas një vale grevash e mitingjesh në qytetet britanike, e kryesisht në Londër. Punonjësit e sektorit publik dhe aktivistët kanë dalë në rrugë për të shprehur mosmiratimin e tyre ndaj politikës së

Sunak, duke shkaktuar edhe bllokimin e akseve kryesore.
Komisioneri i Shërbimit Policor Metropolitan, Sir Mark Roëley, i dha mbështetjen e tij planit të qeverisë, duke pretenduar se qartësia e rregullave të reja do të ndihmonte policinë të angazhohej në ruajtjen e qetësisë publike për shumicën.

Por kritikët e e kanë dënuar nismen, duke e konsideruar ate , si një sulm ndaj të drejtave demokratike.

"Ligji për Rendin Publik do të kthehet thellëllisht joliberal," shkroi në Twitter avokati dhe eksperti i të drejtave të njeriut Adam Wagner.

Sipas tij një pushtet i tillë mund të komplikojë aktivitetin e policisë duke e përfshirë atë në mosmarrëveshje politike. Teksti specifik i amendamentit ende nuk është zbuluar, pasi Projektligji për Rendin Publik duhet ti kalojë edhe Dhomës së Lordëve.