Alfred Cako: Davosi, grushti i pakicës mbi demokracinë –  "Jashtë Matriksit"

"Davosi, grushti i pakicës mbi demokracinë" – ishte tema e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako më datë 16 janar 2023 në RTV Ora.

Cako: Forumin ekonomik ndërkombëtar e ka krijuar Klaus Schwab, në moshën 31-vjeçare. Thuhet se mamaja e tij është mbesë e familjes Rothschild.

Tri temat që do të diskutohen në këtë forum për vitin 2023 janë kriza klimaterike, pabarazia ekonomike dhe transformimi digjital i botës.

Është e çuditshme se si një njeri i panjohur dhe eksperiencë të mblidhte qysh në takimin e parë liderat e 41 vendeve më të mëdha të perëndimit. Më pas morën pjesë edhe shumë njerëz të shquar nga fusha të tjera.

Këta njerëz duna të shkatërrojnë biznesin e vogël dhe të mesëm, duke rritur fuqinë ekonomike të korporatave të mëdha, që u pasuruan akoma më shumë gjatë pandemisë.

Ndërkohë, liderat globalë që mbarojnë shkollën këtu nuk e tregojnë këtë eksperiencë. Aty pranohen në pakicë edhe kundërshtarët globalistë.

Edhe Orbani që është kundërshtar i globalistëve, spikat si një pjesëmarrës në këtë shkollë, por figura të tilla janë shumë të pakta.

Është e çuditshme që Bash dhe Veliaj nuk paraqesin ndonjë diplomë, ndërsa unë aludoj se ata kanë mbaruar shkolla të tilla, të financuara nga këto forume.