Shpërthen fabrika kimike në Kinë, të paktën pesë persona të vrarë dhe tetë të zhdukur
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi masiv në një fabrikë kimike në Kinën verilindore, sipas televizionit shtetëror në vend.
Shpërthimi ndodhi në orën 15:13 me orën lokale të dielën, pak jashtë qytetit Panjin në provincën Liaoning, në lindje të Pekinit.
30 persona të tjerë u plagosën, sipas raportit fillestar të televizionit shtetëror.
Shpërthimi thuhet se ndodhi në një fabrikë të drejtuar nga Haoye Chemical Co Ltd, ndërsa punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje.
Autoritetet thanë se shkaku i shpërthimit mbetet nën hetim.
Sipas burimeve tregtare me bazë në Kinë, kompania ka mbyllur të gjithë rafinerinë e saj të naftës dhe kompleksin kimik dhe mbyllja mund të zgjasë me muaj.
Pamjet e publikuara nga mediat lokale treguan flakë dhe tym të zi të dendur që ngrihej nga makineritë e përpunimit kimik, tubat dhe kontejnerët e magazinimit.
