Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, nudo dhe të lyer me bojë të kuqe protestojnë në Madrit
Më shumë se 50 aktivistë të zhveshur për të drejtat e kafshëve të mbuluar me bojë të kuqe protestuan në Madrid.
Anëtarët e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e kafshëve “AnimaNaturalis”, protestuan në qendër të kryeqytetit spanjoll, duke kërkuar mbylljen e fermave të gëzofit të kafshëve.
Protestuesit u shtrinë lakuriq në tokë në një shesh qendror në kryeqytetin spanjoll dhe pasi kishin lyer trupat e tyre me bojë të kuqe gjaku – në përpjekje për të përfaqësuar kafshët e ngordhura – ata bënë thirrje për t'i dhënë fund masakrës së tyre masive për të bërë gëzof dhe rripa lëkure.
Qëllimi i tyre është të rrisin ndërgjegjësimin publik për numrin e madh të kafshëve që vriten për të bërë një pallto të vetme leshi dhe të ushtrojnë presion mbi qeverinë spanjolle për të zhvilluar diskutime që do të çojnë në mbylljen e të gjitha fermave të gëzofit në vend.
Në të njëjtën kohë, me protestën, ata po përpiqen të promovojnë dhe mbështesin Iniciativën Qytetare Evropiane (ECI) #FurFreeEurope e cila do t'i bëjë presion Komisionit Evropian që të ndalojë ferma të tilla në BE dhe të vendosë rregulla strikte për importin e lëkurës së kafshëve në BE nga tregjet e kontinentit të vjetër.
???? HOY en #Madrid
— Madrid Vegano (@madrid_vegano) January 15, 2023
Imágenes de #SinPiel2023 organizado por @AnimaNaturalis para protestar contra la industria peletera.#MadridVegano #activismo #sinpiel pic.twitter.com/Cf38ipWWUK