Arrestimi i bosit të "Cosa Nostra"-s, ja deklarata e parë e Gjeneralit që udhëhoqi trupat speciale

Matteo Messina Denaro, bosi aktual i “Cosa Nostra”-s, një ndër njerëzit më të kërkuar në botë është mundur të arrestohet së fundmi nga autoritetet italiane.

Gjenerali i trupave speciale Pasquale Angelisanto që çuan në arrestimin e bosit të "Cosa Nostra"-s në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se Denaro fshihej në një klinikë private në Palermo.

“Sot më 16 janar 2023, forcat karabinierët e ROS-it, GIS-it dhë të trupave vendore të rajonit të Siccilias në vijim të hetimeve të koordinuara nga Prokuroria e Palermos kanë të mundur arrestimin e të kërkuarit Matteo Messina Denaro, i cili fshihej në një godinë që shërbente si klinikë private shëndetësore”, shprehet Gjenerali në njoftimin e tij zyrtar për arrestimin e bosit të “Cosa Nostra”-s, Matteo Messina Denaro, ishte një ndër njerëzit më të kërkuar në botë.