Basketbollisti turk bëhet pjesë e 'listës së zezë' të Erdoganit
Basketbollisti turk tashmë është në listën e zezë të vendit të tij (si...terrorist) pas kritikave të ashpra ndaj regjimit të Erdoganit (të cilin ndër të tjera e ka quajtur “diktator”).
I menjëhershëm dhe i fortë ka qenë reagimi i Kanterit, ndërsa aktiviteti i tij në rrjetet sociale mbetet i vazhdueshëm, duke kërkuar fillimisht mbështetjen e njerëzve.
Në postimet e tij të fundit, Enes Freedom dëshiron të prezantojë disa nga qindra mesazhet që ka marrë që nga dalja e lajmit.
Pamjet tregojnë qartë përmbajtjen, në të cilën kërcënimi për jetën e tij shprehet edhe në zonën e Uashingtonit ku ai tani banon me mbrojtje në çdo hap.
Madje, Kanter ndër të tjera ka shkruar se së shpejti bota do ta kuptojë “çfarë përbindëshi është Erdogani. Qëndroni me mua vëllezër e motra... Le ta mposhtim së bashku mentalitetin terrorist, kudo që të jetë”.
