Organizata Trump gjobitet me 1.6 milionë dollarë për mashtrim tatimor

Organizata Trump është gjobitur me 1.6 milionë dollarë për mashtrim tatimor.
Kompania u dënua për 17 krime, duke përfshirë konspiracion dhe falsifikim të dokumenteve të korporatës. 

Shuma e vendosur nga gjyqtari i Nju Jorkut, Juan Manuel Merchan, është e barabartë me dyfishin e taksave të shmangura nga disa drejtues të kompanisë. 

As ish-presidenti dhe as fëmijët e tij nuk u përfshinë në proces. 

Shuma e gjobës ka më shumë një vlerë simbolike, por gjithsesi është një goditje e keqe për reputacionin e manjatit.