Historia e modeles që shpenzoi 200,000 paund për tatuazhe dhe kirurgji, por tani nuk gjen dot punë

Amber Luke e cila quhet Vajza Dragon ka bërë ndër vite modifikime ekstreme në trupin e saj.  

Ajo foli për emisionin radiofonik të Brisbane Robin, Terry & Kip për jetën e saj të vështirë.

Edhe pse ajo pranoi se "të gjithë kanë mendimet e tyre se çfarë është bukuria", modelja tha se tatuazhet dhe piercing-et e saj nuk po dëmtojnë askënd tjetër, kështu që nuk duhet të meritojë urrejtjen.

Ajo tha: "Ajo që më vjen në mendje është kur dikush vjen tek unë dhe më thotë: 'Oh, je e shëmtuar', ose 'E ke shkatërruar veten'.

“Është shumë shqetësuese të dish se njerëzit kanë atë opinion të fortë dhe ata thjesht mund ta shprehin atë pa asnjë pasojë”.

Ajo tregon se ka pasur  vështirësi dhe në fjetjen e një pune dhe kjo pikërisht për shkak të pamjes së saj.