Çifti i "vjedh" vëmendjen Dua Lipës, jep "shfaqje" 45 minuta në dritare, spektatorët i filmojnë

Një çift është filmuar në momente intime në dritaren e katit të tretë teksa poshtë në qendrën  e famshme Chiltern Firehouse ishin të ftuar dhjetëra persona, mes të cilëve dhe Dua Lipa.

Mysafirët e restorantit dhe hotelit luksoz në Marylebone të Londrës Perëndimore bënë fotografi të 'shfaqjes' 45-minutëshe të çiftit të shtunën mbrëma.

Ata ishin në dukje të pavëmendshëm ndaj skenës që ksihin krijuar duke mos kuptuar se poshtë ishte mbledhur një audiencë e zjarrtë.

 “Ishte një natë e ngarkuar dhe turma e njerëzve ishin mbledhur rreth derës së pasme duke pirë duhan, dhe duke biseduar.

Papritur, dikush tregoi me gisht nga dritarja mbi derën e hotelit dhe teska një çift po kryenin marrdhënie seksuale në xhamin e dritares. Ata i kishin lënë dritat ndezur në dhomë, kështu që ajo ishte e ndriçuar dhe të gjithë i shihnin.

Disa fotografë ishin aty duke bërë foto të të famshmëve që largoheshin, por kjo nuk e shqetësoi çiftin. Ata vazhduan ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz u mblodhën poshtë duke i parë," tha një dëshmitar.

Chiltern Firehouse është në pronësi të biznesmenit amerikan Andre Balazs, 65 vjeç.

Klientë të rregullt të restorantit që ndodhej poshtë hotelin janë modelet Kate Moss  dhe Cara Delevingne, këngëtarja e muzikës pop Rita Ora, dhe rockeri Noel Gallagher.

Çifti i "vjedh" vëmendjen Dua Lipës, jep Çifti i "vjedh" vëmendjen Dua Lipës, jep