Zelensky: Ukraina ka nevojë për 'hapa të fuqishëm' nga NATO

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka kërkuar NATO-s të mërkurën të bëjë më shumë sesa thjesht t'i premtojë Ukrainës dyert e saj të hapura, duke thënë se Kievit i duhen "hapa të fuqishëm" ndërsa përpiqet t'i bashkohet aleancës ushtarake, raporton Reuters.

Kievi kërkoi anëtarësim të shpejtë në NATO shtatorin e kaluar, shtatë muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën. NATO thotë se ka një politikë të dyerve të hapura ndaj Ukrainës, por nuk ka thënë nëse do të përshpejtojë lëvizjet drejt pranimit të mundshëm të Kievit.

Duke folur në Lviv, Zelenskiy tha:

Për sot, vetëm mbështetja për Ukrainën nga kolegët në NATO dhe mbështetja në formën e retorikës për dyert e hapura nuk mjafton për Ukrainën. Domethënë, nuk mjafton për të motivuar shtetin tonë... ushtarët tanë.