Rregulla të reja për cigaret, Irlanda e Spanja ia faturojnë kompanive tarifën për pastrimin e bishtave
Fatura e lartë prej 12 deri në 20 dollar për banor që qeveritë duhet të paguajnë për pastrimin e bishtave të cigareve ka detyruar Spanjën dhe Irlandën të ndryshojnë strategji. Tarifën do të duhet ta paguajnë vetë kompanitë prodhuese, ndërsa do të vendosen masa të reja për mbrojtjen e mjedisit. Kjo për të ulur ndikimin e toksinave që çlirohen dhe mbetjeve mikroplastike
Konsumi i cigareve nuk është shqetësim vetëm për mjekët, por edhe për mbrojtësit e mjedisit. Shqetësimet e tyre kanë vënë në lëvizje qeverinë e Spanjës por edhe të Irlandës të cilat kanë vendosur ti vendosin taksë shtesë kompanive prodhuese apo dhe atyre që importojnë me shumicë.
Sipas të dhënave vetëm për pastrimin e plazheve dhe rrugëve kosto për banor në një vit që duhet të paguajnë bashkitë shkon në 12 deri në 20 dollarë. E tashmë do të duhet që tarifa të paguhet prej vetë subjekte.
Në deklaratat për mediat shoqatat e përfaqësuesve të këtij sektori kanë deklaruar se nuk i kanë ende të qarta rregullat që do të ndiqen. Por nuk mungojnë as deklaratat se kosto do të rëndojë mbi vetë konsumatorët.
Vendimi ka ardhur pas alarmit mbi përhapjen e mikroplastikave që vjen si pasojë e tretjes së mbetjeve të filtrave apo dhe të fletëve të cigareve në tokë. Eksperët shprehet se janë me miliona bishta cigaresh që hidhen në çdo vit në rrugët dhe plazhet e spanjës.
Asgjësimi natyror i tyre kërkon dekada të tëra e gjatë kësaj kohe çlorojnë mbetje toksike që shpesh kalojnë përmes bimëve.
Ndaj si masë është vendosur që fatura për mbledhjen dhe pastrimin e tyre ta paguajnë vetë kompanitë.
Në Spanjë në vitin 2020 rezultoi se një e pesta e banorëve pinin duhan