Sulm terrorist pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kabul, 5 të vdekur
Një shpërthim ka ndodhur pranë ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtm enë qendër të Kabulit duke lënë të vdekur 5 persona, ndërsa 40 të tjerë mbetën të plagosur.
Si spastruesja miliardere na nxorri të palarat!
11 Janar, 15:14
Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën incidentit dhe deri më tani asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
Ustad Fareedun, një zyrtar në ministrinë e informacionit të drejtuar nga talibanët, i tha Reuters se sulmuesi kishte planifikuar të hynte në ministrinë e jashtme, por dështoi.
Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme talibanë nuk kanë komentuar ende mbi shpërthimin vdekjeprurës.
Një foto nga zona, e konfirmuar nga burime zyrtare, tregonte të paktën nëntë persona të plagosur ose të vrarë, të shtrirë jashtë ministrisë, ndërsa forcat e sigurisë po merreshin me ta.
Më herët, zëdhënësi i shefit të policisë së Kabulit, Khalid Zadran, tha se ekipet e sigurisë janë vendosur në vend. Ai tha se kishte viktima, por shtoi se detajet do të ndahen më vonë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale të mërkurën, kur një delegacion kinez po takonte talibanët në ministrinë e jashtme.
“Sot duhej të ishte një delegacion kinez në ministrinë e jashtme, por ne nuk e dimë nëse ata ishin të pranishëm në momentin e shpërthimit,” tha zëvendësministri i Informacionit dhe Kulturës Muhajer Farahi për AFP.




