Biden urdhëron hetim të plotë për kaosin në SHBA me avionët e ndalur

Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një hetim për shkaqet e problemit teknik, si rezultat i të cilit avionët u ndaluan në SHBA , sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Nuk ka asnjë provë për një sulm kibernetik në këtë fazë, por presidenti ka udhëzuar Departamentin e Transportit që të kryejë një hetim të plotë për shkakun. FAA do të bëjë përditësime të rregullta , "tha Jean-Pierre në një postim në Twitter.

Të gjitha fluturimet e brendshme më herët ishin urdhëruar të pezullohen. Avionët tashmë u lejuan të vazhdonin rrugën e tyre. 

FAA kishte njoftuar se po përpiqej të rivendoste sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet dhe ndryshimet në objektet dhe procedurat e aeroportit, i cili ndaloi përpunimin e informacionit të përditësuar.