Rikthehen “Golden Globes”/ Triumfojnë "The Fabelmans" dhe "The Banshees of Inisherin"
Pas polemikave për mungesë diverisiteti vitin e kaluar, rikthehen drejtpërdrejt në tv çmimet “Golden Globe”. Autobiografia e Steven Spielberg "The Fabelmans" dhe "The Banshees of Inisherin" fituan çmimet kryesore.
Autobiografia e Steven Spielberg "The Fabelmans" dhe "The Banshees of Inisherin" fituan çmimet kryesore në “Golden Globe Awards”, qw u kthyë drejtpërdrejt pas polemikave që shkaktoi mungesën e saj televizive në 2022.
Prezantuesi Jerrod Carmichael u kujtoi yjeve që u mblodhën në edicionin e 80-të të këtij viti për skandalin që përkohësisht abulloi shfaqjen.
"Unë do t'ju them pse jam këtu: Unë jam këtu sepse jam i zi," tha Carmichael, në një monolog hapës që tërhoqi të qeshura të pakëndshme nga audienca në hotelin “Beverly Hilton”.
Çmimet “Golden Globes” u kthyen në NBC këtë vit pasi rrjeti hoqi dorë nga transmetimi televiziv i vitit 2022, pas një raporti të “Los Angeles Times” që ekspozonte mungesën e diversitetit brenda organizatës.
"The Fabelmans" fitoi si drama më e mirë dhe për Spielberg, Globin e tij të tretë si regjisor, ndërsa "Banshees of Inisherin" fitoi për muzikalin ose komedinë më të mirë, si dhe për shkrimtarin Martin McDonagh dhe yllin Colin Farrell.
Cate Blanchett për rolin e saj si dirigjente e madhe në "Tár". Austin Butler u nderua për portretizimin e Elvis Presley-t në biografinë "Elvis".
Veçanërisht për sa i përket polemikave, pesë nga shtatë çmimet e hapjes për interpretuesit shkuan për njerëzit me ngjyrë.
Kjo përfshinte Michelle Yeoh dhe Ke Huy Quan për komedinë fantastiko-shkencore "Everything Everywhere All at Once" dhe Angela Bassett për "Black Panther: Wakanda Forever", vazhdimi i Marvel.
Në kategoritë televizive, HBO që mori 4 trofe në shtëpi për "House of the Dragon" dhe "The White Lotus".
“Goplden Globës” janë një referencë e qartë për çmimet Oscars, nominimet e të cilave pritet të shpallen më 24 janar.