VIDEO/ I bëri shenjë të mos fliste, vajza shtyn më shkelm burrin që tentoi ta puthte në autobus
Ky është momenti kur një grua largon me shkelm një burrë teksa ai u afrua drejt saj në një autobus në përpjekje për ta puthur.
Videoja e TikTok e burrit në atë që duket të jetë një autobus në Londër është parë gati 19 milionë herë dhe ka marrë 46,500 komente.
Burri në video duket se nuk është në dijeni se po filmohet.
Në video burri i veshur me kapuç shkon përballë vajzës dhe tenton ta puthë ndërsa ajo e shtyn me shkelm.
Burri, i ulur anash vajzës, e vë re dhe fillon të bëjë gjeste drejt saj.
Burri vazhdon, i pavetëdijshëm se po filmohet, dhe buzëqesh ndërsa mbulon gojën me dorë.
Ai e afron gishtin tregues te buzët e tij, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron që ajo të thotë asgjë, dhe më pas tund me dorë në një mënyrë që tregon se ai nuk dëshiron që ajo të flasë.
Pas kësaj ngrihet në përpjekje për të puthur gruan.
Vajza e shtangur e largoi me shkelm duke i thënë 'Jo, jo. Mirë kjo është e tepërt".
Burri pastaj bën një hap prapa, ndërsa vajza në panik zbret nga autobusi.