"Na u desh një javë të gjenim daljen" Charlie Hebdo godet përsëri, injoron kërcënimet e Tehreanit

“Na u desh një javë për të gjetur daljen”, shkruhet në mbishkrimin e skicës provokuese të publikuar sot nga gazeta satirike franceze “ Charlie Hebdo ”, ku paraqiten mullahët iranianë duke dalë nga trupi i një gruaje.

Më 4 janar, në një skicë tjetër, mullahët tregoheshin duke hyrë në trupin e një gruaje, duke shkaktuar një reagim të fortë nga Ministria e Jashtme iraniane, e cila kërcënoi Parisin me hakmarrje. 

Gazeta satirike franceze goditi sërish sot pas kërcënimeve nga Irani dhe Hezbollahu, ndërsa grupi i fuqishëm pro-iranian i Libanit, e dënoi botimin e skicave të diskutueshme për liderin suprem të Iranit, shkruan gazeta franceze "Le Figaro ".

Hezbollahu, në fakt, i bëri thirrje qeverisë së Parisit që të marrë masa kundër gazetës satirike franceze.

 " Hezbollahu e dënon fuqishëm këtë akt të urryer... ne u bëjmë thirrje njerëzve të lirë dhe të ndershëm në mbarë botën që ta dënojnë atë," tha partia shiite në një deklaratë, e cila megjithatë nuk bëri thirrje për demonstrata. 

Kujtohet se “Charlie Hebdo” publikoi një javë më parë një seri karikaturash për liderin suprem fetar dhe politik të Republikës Islamike të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke shkaktuar zemërimin e Teheranit.

"Na u desh një javë të gjenim daljen" Charlie Hebdo