Gjyshi i 29-vjeçares flet për mediat: E vrau foshnjen për tu hakmarrë ndaj ish-partnerit
Gjyshi i nënës 29-vjeçare, e cila akuzohet se e mbyti foshnjen e saj 11-muajshe natën e ndërrimit të viteve, duke e hedhur në ujërat e akullta te diga e lumit Aliakmonas në Greqi thotë se e kreu krimin si hakmarrje ndaj ish-partnerit dhe babait të fëmijës.
“Ajo e ka bërë për hakmarrje, ndaj partnerit të saj. Nuk e di si ndodhi kjo. Nëse do ta dija se do të ndodhte, do ta kisha marrë atë. Ai më tha se do ta çonte fëmijën në këndin e lojërave, ku mund ta imagjinoj që do të ndodhte kjo?' , tha ai i shkatërruar.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e foshnjës, rezultoi se vogëlushja ka ndërruar jetë nga mbytja në ujin e ngrirë, ndërsa konkluzioni i mjekut është përfshirë në dosjen e ngritur ndaj nënës.
Nëna 29-vjeçare e foshnjës thuhet se është shtruar në spital të paktën 10 herë në të kaluarën, në klinika psikiatrike, pasi më parë ishte diagnostikuar me skizofreni.
Foshnja ka lindur jashtë martese dhe i ati pretendon se edhe pse ka bërë përpjekje për ta identifikuar, kjo nuk është bërë e mundur për shkak të reagimit të familjes së nënës por edhe të tij.
“Po i thoja që të shkojë të bëjë analizën e ADN-së, të identifikojë fëmijën. Unë i jepja para për ushqimin e tij dhe vizitat te mjeku. Doja ta merrja. Bëra gjithçka dhe e humba”, tha ish-partneri i 29-vjeçares.
Sot vogëlushja do të ishte një vjeç, siç tha ai.
“Nuk kam qenë ende në tokën ku është varrosur fëmija im. Bëra çmos për ta pranuar atë. U interesova dhe u përplasa me një mur. I kisha blerë një krevat fëmijësh, lodra, rroba. Tani do të kthehet fëmija? A do ta vendos përsëri në krevatin e tij? Si mund ta imagjinoj që do ta përjetoj një gjë të tillë” , shtoi ai.
Burri u njoftua nga policia për ngjarjen, siç ka thënë për Neesbomb.gr.
“Ku mund ta imagjinoj që në ditën e parë të vitit të përjetoj një gjë të tillë? Fëmija im është zhdukur, nuk do ta shoh më kurrë. Do të shkoja në gjykatë për ta kërkuar, por nuk pata kohë” , tha ai.
