"Pronë e Tate-s" Detyronte vajza të xhironin video seksi, çfarë panë hetuesit në trupin e tyre

Fakte të reja tronditëse dalin në dritë për Andrew Tate i cili po mbahet nga autoritetet rumune për prostitucion dhe shfrytëzim të disa vajzave, bashkë me të vëllanë dhe dy të tjerë.

Autoritetet rumune pretendojnë se Tate mashtroi gratë e rekrutuara për biznesin e tij të pornografisë.

Burime policore në Rumani thanë se disa nga gratë që punonin dyshohet se kishin tatuazhe "Pronë e Tate-s" e që ishin të dukshme në kamera, raporton gazeta The Times.

Sebastian Vieru - i cili ka punuar me Tate në sipërmarrje të tjera - pretendon se biznesi i videos së seksit dhe kamerave të influencuesit ishte "absolutisht i ligjshëm" në Rumani. Ai madje mohoi pretendimet se Tate i detyronte gratë të punonin për të.

Vier u tha gjithashtu se ishte normale që gratë të kishin emrat e të dashurit të tyre në tatuazh.

Autoritetet pretendojnë se gratë u dërguan në vilën e vëllezërve 600,000 £ në periferi të Bukureshtit .

Ata besojnë se dy burrat joshën viktimat duke përdorur metodën "loverboy", ku dyshohet se pretendonin në mënyrë të rreme se ishin të dashuruar me vajzat e reja. Sipas hetuesve rumunë, gratë u detyruan të xhironin video erotike në kompleks dhe u mbajtën nën arrest shtëpiak 24 orë.

Prokurorët thanë se vëllezërit "vënë re njerëz të cenueshëm dhe shfrytëzuan nevojat e tyre për dashuri, besim, stabilitet, duke krijuar përshtypjen e një marrëdhënieje të ngushtë".

Prokurorët vunë në dukje gjithashtu "qëndrimin mospërfillës të Tate ndaj grave në përgjithësi, të cilat ai i percepton vetëm si një mjet për të fituar lehtësisht shuma të mëdha parash".