Armëpushimi i Rusisë, Biden : Putin po përpiqet të marrë frymë, ishte i gatshëm të bombardonte gjatë festave

Presidenti amerikan Joe Biden ka sugjeruar që homologu i tij rus, Vladimir Putin po thërret një armëpushim në Ukrainë, sepse ai po përpiqet të vazhdojë luftën e tij.

Rusia tha se do të respektonte një armëpushim sot dhe nesër për të festuar Krishtlindjet Ortodokse, por masa është pritur me skepticizëm.

I pyetur në lidhje me armëpushimin e propozuar, presidenti Biden tha: “Unë hezitoj t’i përgjigjem çdo gjëje që thotë Putin. Më dukej interesante se ai ishte i gatshëm të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Unë mendoj se ai po përpiqet të marrë pak frymë.”

Sakaq, Ukraina ka refuzuar ofertën e armëpushimit, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Rusia të tërheqë trupat e saj.