Zbardhet masakra me 8 të vdekur në SHBA, burri vrau pesë fëmijët, gruan, vjehrrën dhe u vetëvra
Një 42-vjeçar amerikan vrau pesë fëmijët e tij, gruan dhe vjehrrën përpara se të vriste veten.
Elementet e para të hetimit “sugjerojnë se sulmuesi kreu vetëvrasje pasi fillimisht vrau shtatë persona në shtëpinë e tij”, njoftuan sot autoritetet e qytetit Enoch, në Utah të Shteteve të Bashkuara.
Michael Haight qëlloi gruan e tij 40-vjeçare, pesë fëmijët (nga 4 deri në 17 vjeç) dhe vjehrrën e tij 78-vjeçare përpara se të kthente armën kundër vetes dhe të vriste veten.

Siç u bë e njohur, Mormon me besim dhe agjent sigurimesh nga profesioni, ai vrau fëmijët, gruan dhe vjehrrën e tij, duke dashur të hakmerrej ndaj këtyre dyjave të fundit pasi gruaja kishte paraqitur kërkesë për divorc dy javë më parë, sipas autoriteteve dhe të dhënave publike.
Oficerët e policisë zbuluan kufomat pasditen e së mërkurës, duke iu përgjigjur thirrjes së fqinjëve të familjes.
Të gjitha viktimat kishin “plagë me armë zjarri”.

Guvernatori republikan i Utah, Spencer Cox, u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të luten për 7000 banorët e qytetit Enoch, i cili është tronditur nga ky krim i tmerrshëm.
