Trazira pas arrestimit të djalit të "El Chapos", avioni sulmohet me armë zjarri
Një avion që ishte gati të ngrihej nga Culiacan, shteti Sinaloa, u godit me armë zjarri të enjten në mëngjes, por asnjë pasagjer apo punonjës i aeroportit nuk u lëndua, tha linja ajrore meksikane Aeromexico.
Videot e postuara në mediat sociale treguan të shtëna me armë zjarri në aeroportin Culiacan, i cili më vonë u mbyll mes trazirave në qytet.
“Një botë në errësirë” Parashikimet e Baba Vanga për 2023
5 Janar, 22:16
Burimet i thanë Reuters se Ovidio Guzman, djali i bosit të drogës të burgosur Joaquin "El Chapo" Guzman, u arrestua në qytet më parë.
Lajmi për arrestimin e Ovidios erdhi pas një nate trazirash në qytetin Culiacan, në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa, shtëpia e kartelit Ovidio, një nga organizatat më të fuqishme në botë të trafikut të drogës.
????????CAOS EN MEXICO.
— ENTRE GUERRAS (@entre_guerras_) January 5, 2023
El capo mexicano Ovidio Guzmán, hijo del capo encarcelado "El Chapo" Guzmán, fue arrestado por las autoridades mexicanas hoy.
Después de la detención, se reportaron tiroteos en múltiples lugares incluidos Culiacán, Los Mochis y Guasave. pic.twitter.com/hseyqEXVPS
Ovidio Guzmán, i cili mori një pozicion drejtues në kartelin Sinaloa pasi babai i tij u prangos, u arrestua për pak kohë në tetor 2019, por u lirua shpejt për të shmangur hakmarrjet nga karteli.
Arrestimi i tij vjen vetëm disa ditë para samitit Meksikë-SHBA-Kanada të javës së ardhshme në Mexico City, ku pritet të diskutohen edhe çështjet e sigurisë.
Një zyrtar meksikan tha se arrestimi do të ishte një shtesë e mirëpritur për bashkëpunimin e sigurisë midis Uashingtonit dhe Meksikës përpara një vizite të presidentit amerikan Joe Biden.
SHBA ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin dhe dënimin e Ovidit.
Babai i Ovidios, 65-vjeçari Joaquin Guzman, u dënua në vitin 2019 nga një gjykatë e Nju Jorkut me burgim të përjetshëm për trafik droge me vlerë miliarda dollarë dhe për komplot për të vrarë armiqtë e tij.
Ai po vuan dënimin e tij në burgun Supermax të sigurisë maksimale të Kolorados.
Culiacán:
— Víctor Bolaños (@vichoguate) January 5, 2023
•Aeroméxico confirma que dispararon contra avión que estaba por despegar con destino a la ciudad de México.
•Dispararon hacia un avión de la Fuerza Aerea Mexicana.
•Automovilista graba caravana de vehículos desde los cuales disparan. pic.twitter.com/DhNah9JlUR

