Rritja e rasteve me Covid në Kinë po gjymton fabrikat më të rëndësishme në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2023, 21:49
Anulimet e prenotimeve të mallrave po rriten në portet e Shangait dhe Shenzhen pasi “fabrikat nuk mund të funksionojnë siç duhet për shkak të shumë punëtorëve që preken nga Covid”.
Bllokimi po krijohet gjithashtu edhe në portet e Ningbo dhe Qingdao, sipas kompanisë kineze të logjistikës HLS.
Menaxherët e logjistikës po paralajmërojnë për volum shumë të ulët pas vitit të ri me rezervime të anuluara ose të vonuara për gjysmën e dytë të janarit dhe fillimin e shkurtit.
