Kërkesa e mbretit Charles drejtuar djemve të tij: Mos i bëni vitet e mia të fundit një makth
Kujtimet e Princit Harry 38 vjeç janë planifikuar të shfaqen pas pesë ditësh, më 10 janar 2023, pas dokumentarit të Netflix "Harry & Meghan" dhe shtypi britanik në veçanti pret zbulime të cilat mund të lëkundin edhe një herë themelet e familjes mbretërore britanike.
Ashtu si me formatin e transmetimit, pjesët e para nga libri janë të njohura.
Vetëm pak orë më parë, “Guardian” citoi një pasazh ku Harry flet për dhunë fizike nga vëllai i tij, Princi William 40 vjeç.
Një pasazh tjetër fut në lojë edhe babanë e vëllezërve, Mbretin Charles III 74 vjeç.
Monarku thuhet se i ka paralajmëruar të dy: “Ju lutem djema, mos i bëni vitet e mia të fundit një makth”.
Sipas Guardian, skena thuhet se ka ndodhur pas funeralit të Princit Philip (1921-2021) në prill.
Mbreti Charles III, titulli zyrtar i të cilit ishte ende Princi Charles në atë kohë, thuhet se u kishte kërkuar "djemve të tij luftarakë" që të shkonin tek ai në Kështjellën Windsor.
Princi Harry kujton situatën në libër: "Ai shikoi fytyrat tona, të cilat ishin skuqur nga turpi".
