Zelensky refuzon propozimin e armëpushimit: Rusia dëshiron të blejë kohë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi sonte Rusinë se po kërkon një armëpushim në mënyrë që të ndalojë avancimin e trupave ukrainase në rajonin e Donbasit dhe të forcojë forcat pushtuese.

“Ata tani duan të përdorin Krishtlindjet si pretekst, qoftë edhe për një kohë, për të ndaluar përparimin e njerëzve tanë në Donbas dhe për të sjellë pajisje, municione dhe trupa”, tha Zelensky ndër të tjera në një fjalim.

“Çfarë do të bëjë kjo për ta? Vetëm një tjetër rritje e humbjeve të tyre deri më sot”, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës paralajmëroi Rusinë se lufta "do të përfundojë vetëm kur ushtarët tuaj të largohen ose ne t'i dëbojmë".