Test negativ Covid për udhëtarët nga Kina në BE, OBSH: Variant i “HBV.1.5” shumë ngjitës
Udhëtarët nga Kina nuk do të pranohen në shtetet e Bashkimit Europain pa test negativ Covid. Masa u ndërmor pas shtimit të infektimeve, ndërkohe Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi për një variant të ri të koronavirus që përhapet me shpejtësi dhe është më ngjitës.
Udhëtaret nga Kina nuk do të pranohen në Shtetet e Bashkimit Europian pa test negativ Covid.
Masa u ndërmor pas shtimit të infektimeve, ndërkohe Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi për një variant të ri të koronavirusit që përhapet me shpejtësi dhe është më ngjitës.
Qytetarët që udhëtojnë nga Kina për në vendet e Europës duhet të kenë test negativ Covid.
Vendimi u mor nga zyrtarët e qeverive të Bashkimit Evropian. Rekomandimi u bë nga Grupi i Integruar Politik për Përgjigje ndaj Krizave që përfshin zyrtarët e 27 shteteve Unionit.
Me herët Komisioni Europian kishte dhënë një propozim të tillë. Grupi i BE-së po këshillon të gjithë pasagjerët në fluturimet për dhe nga Kina, të mbajnë maska.
Po ashtu u tha se qeveritë e BE-së mund të aplikojnë testime rastësore të pacientëve që arrijnë nga Kina dhe po ashtu do të marrin mostra dhe të testojnë ujërat e zeza nga avionët që vijnë nga Kina.
Pekini planifikon që të lehtësojë kufizimet për udhëtime më 8 janar, pavarësisht një vale të re të infektimeve që ka ngarkuar spitalet dhe morgjet në Kinë.
Nderkohe OBSH raporton se një nënvariant i ri i koronavirusit, “HBV.1.5” po përhapet me shpejtësi në shumë vende. Ai konsideriohet si më ngjitësi deri më sot dhe deri tani është zbuluar në 29 shtete.
Lloji i ri ka mutacione që e lejojnë atë të infektojë dhe të shumohet shpejt. OBSH shprehu shqetësim për avantazhin e transmetimit të virusit, sidomos në disa vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut, kryesisht në verilindje të SHBA.
Për shkak të HBV.1.5, infeksionet në SHBA po dyfishohen çdo dy javë ose më shumë.