Laboratori i kokainës në Fier, Apeli i GJKKO mbyll në burg pa afat pesë të akuzuarit

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në burg pa afat 5 personat e arrestuar si bashkëpunëtorë të Viktor Cernavakut në trafikimin e ngarkesës prej 430 kg kokainë të fshehur në pleh kimik. Si provë për togat e zeza, prokuroria paraqiti prova dhe pamje filmike ku tregonin se të gjithë personat e kanë ditur për sasinë e drogës pavarësisht së i mohuan akuzat në shkallën e parë të gjyqësorit.

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masat arrest me burg për 5 të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit më 24 nëntor 2022.

Enxhi Ferhati, Bledar dhe Matoshi, Redin Meshi, e Julian Malaj, do të vijojmë të qëndrojnë në qeli.

Në apel u shqyrtua kërkesa për ndryshim mase vetëm për 5 nga të akuzuarit, pasi pjesa tjetër e të arrestuarve nuk paraqitën ankimim ndaj masave të vendosura në shkallën e parë.

Pesë nga të akuzuarit kishin kërkuar masë më të butë sigurie deri në daljen e përgjigjeve të analizave, pasi ata pretendojnë se nuk kanë pasur imformacion për kokainë dhe se lënda që kanë sjellë në Shqipëri ka qenë pleh kimik.

Referuar kërkesës së tyre për ndryshim mase thuhet se te pandehurit nuk kanë pasur informacion se plehu ishte përzier me kokainë, kjo referuaar edhe letrave të zhdoganimit.

SPAK ka paraqitur si prova përgjime dhe pamje filmike që bindën gjykatën të miratojë masën e arrestit të vendosur në shkallën e parë.

I përfshirë në laboratorin e kokainës është dhe ish-kryekomunari Viktor Cernavaku pasi rezulton së kokainë po mbahej në shtëpinë e tij.

Përveç 12 personave të përfshirë në mesin e tyre janë edhe 2 shtetas kolumbianë, të cilët kishin ardhur në Fier më qëllim përpunimin e lëndës narkotike, e cila kishte si qëllim trafikim e saj.

Lënda narkotike ishte zbuluar nga autoritetet amerikane dhe malazeze në momentin e mbërritjes në Mal të Zi, ndërsa transporti i saj drejt Shqipërisë është mbikqyrur nga policia me qëllim zbulimin e rolit dhe të implikimit të personave të arrestuar.

Provat kryesore ndaj të dyshuarve mësohet se janë pikërisht vëzhgimet dhe përgjimet telefonike të bisedave të kryera për transportimin e drogës.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.