Bleu online barinj për grazhdin e Krishtlindjeve, i vjen pakoja me 10 kg marijuanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2023, 18:07
Në San Giorgio a Cremano, në provincën e Napolit, një burrë bleu në internet disa barinj për grazhdin e tij të Krishlindjeve, por një paketë mbërriti në shtëpi me një surprizë të çuditshme, 10 kilogramë marijuanë.
I frikësuar ka lajmëruar menjëherë policinë, duke deklaruar mospërfshirjen e tij në ngjarje.
Droga u sekuestrua dhe nisën hetimet për kapjen e zinxhirit të shitjes.
Burri kishte kohë që kërkonte barinj.
Në këtë faqe spanjolle ai arrin të gjejë statujën e dëshiruar, një fermer me djalin e tij të veshur me lecka duke mbajtur një çantë pazari me thurje.
Pas blerjes, surpriza e pakëndshme në dorëzim. Kanabisi tashmë ishte rafinuar në marijuanë dhe gati për t'u dozuar dhe shitur me pakicë.

