Rusia plan për sulme me dronë nga Irani, Zelensky: Përpjekje për demoralizim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një deklaratë së fundmi ka thënë se Rusia është duke planifikuar një fushatë të zgjatur sulmesh me dronë të prodhuar në Iran. Nga ana tjetër Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur të sulmeve me dron e gjitha për një përpjekje që të demoralizojë Ukrainën.

Presidenti Ukrainas në deklaratën e tij tha se kishte marrë raporte të inteligjencës që sugjeronin se Moska do të niste sulmet duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani.

 “Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të zgjatur me Shaheds. Basti i tij mund të jetë në rraskapitje. Për rraskapitjen e njerëzve tanë, mbrojtjen tonë ajrore, sektorin tonë të energjisë”, u shpreh Zelensky.

Sipas Presidentit detyra kryesore e Ukrainës është të sigurojë dështimin e planeve ruse për dron.

Më shumë se 80 dronë janë rrëzuar mbi Ukrainë në ditët e para të 2023.

Ndërkohë Ukraina konfirmon edhe takimin me Bashkimin Europian që do të mbahet në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësit biseduan për furnizimin me armë “të përshtatshme” dhe një program të ri ndihme financiare prej 19 miliardë dollarësh për Ukrainën. Sipas deklaratës, zoti Zelensky kërkoi që kësti i parë i kësaj ndihme të dërgohej këtë muaj.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian hapi rrugën për të ashtuquajturën “mega-marrëveshje”, e cila parashikon ndihma të mëdha financiare për Ukrainën, përfshirë vendosjen e një takse prej 15 për qind mbi korporatat globale për të mbështetur Kievin.